Nga tmerret e masakrave të serbëve, tek ngritja e një procesi të dyshimtë që trajton viktimat si xhelatë

Nga tmerret e masakrave të serbëve, tek ngritja e një procesi të dyshimtë që trajton viktimat si xhelatë

Evropa, i kishte harruar me kohë këto skena makabër, qysh kur përfundoi Lufta e Dytë Botërore. Masakra e Reçakut, ishte prova që tronditi komunitetin ndërkombëtar dhe kuptoi të vërtetën që po ndodhte në Kosovë. Spastrimet etnike ndaj popullsisë shqiptare nga forcat serbe. Tmerri i Reçakut në Shtimë, u bë shkaku kryesor për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë. Bota u njoh me realitetin që po përjetonin shqiptarët e Kosovës. “Në Kosovë janë bërë mbi 460 masakra nga forcat paramilitare çetnike serbe”, u shpreh Hysni Gucati nga Organizata e Veteranëve të Luftës, UÇK. Një tjetër masakër e përmasava të mëdha ndodhi në Gjakovë. Në prill të vitit 1999 u ekzekutuar 376 burra dhe djem shqiptar. Trupat e tyre u gjetën më vonë në varrezat masive në Serbi,...