Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
Shqipëria pranë objektivit të parë, Play Off-i kalon nesër…
Vjen faza vendimtare e kualifikuesëve të Botërorit 2026 për Grupin K. Me Anglinë e para kombëtare europiane e kualifikuar që në ndeshjen e 14 tetorit 2025 (fitoi në Riga me Letoninë 0-5), vendi i dytë që aktualisht mbahet nga Shqipëria pritet të marrë përgjigje me shumë mundësi nesër në mbrëmje. Kuqezinjtë me dy sfidat e 13 dhe 16 nëntorit ndaj Andorrës në udhëtim dhe Anglisë në Tiranë, mbyllin këtë fushtë kualifikuese. Ata kanë një pikë më shumë se Serbia e cila luan në të njëjtën orë (20:45) në Londër. Ndërkaq, Shqipëria pavarësisht se në ndeshjet direkte është e avantazhuar me serbët (1 barazim dhe një fitore) rregulli i FIFA-s thotë se kriteri i parë në rast barazimi me pikë shihet goleverazhi i përgjithëshëm. Këtu marrin...