Të hënën protestë, Berisha mesazh për strukturat: Pas Lali Erit, është radha e…

Të hënën protestë, Berisha mesazh për strukturat: Pas Lali Erit, është radha e…

Pasi lajmëroi 17 nëntorin si ditën kur do nisin protestat e lajmëruara, Sali Berisha i është drejtuar me një mesazh strukturave. Protesta do të zhvillohet në orën 18:00, ndërsa Berisha thotë në mesazhin e tij: “Të dashur miq:  Pas Lali Erit është radha e Lubi Ballukut dhe Ramaduros që të përfundojnë në qeli. Është detyra jonë që ta shpëtojmë Shqipërinë. Që Parlamentin ta kthejmë te njerëzit. Protestë, E hënë dt. 17 Nëntor, Ora 18.00”. Berisha tha më herët se protesta do të nisë Tiranë me platformën para Kryeministrisë, dhe më pas ka skenarin për protesta kombëtare. Top Channel