Seanca për Veliajn/ Dumani i pranishëm, kërkon përgjegjësi ligjore nga kryebashkiaku i Tiranës

Seanca për Veliajn/ Dumani i pranishëm, kërkon përgjegjësi ligjore nga kryebashkiaku i Tiranës

Në seancën e së mërkurës të dosjes “Veliaj” në Gjykatën e Posaçme, SPAK i kërkoi gjykatës kalimin në gjykim të çështjes ndaj kryebashkiakut të Tiranës dhe 29 të bashkëpandehurve. Kërkesa u lexua nga vetë titullari i SPAK, Altin Dumani, përfaqësues i prokurorisë në këtë çështje. Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, i kërkoi të mërkurën Gjykatës së Posaçme të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe 29 të bashkëpandehurve të tij. Kryebashkiaku i izoluar prej shkurtit nuk ishte i pranishëm në seancën e shqyrtimit paraprak, ku përfaqësohej nga avokatët mbrojtës. Nga ana e tij, në rolin e përfaqësuesit të SPAK në këtë proces, për 3 orë e 30 minuta titullari Dumani, i parashtroi gjykatës kërkesën për dërgimin e çështjes në...