Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Benet Beci takim me drejtuesit e Postës Shqiptare: Prioritet përmirësimi i shërbimeve për qytetarët e Shkodrës
Kronikë E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 19:39 Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka zhvilluar një takim me Administratorin e Përgjithshëm të Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj, dhe drejtoreshën e sapoemëruar të Filialit Shkodër, Kejsi Spahija. Në qendër të diskutimeve ishte përmirësimi i shërbimeve postare për qytetarët e Shkodrës dhe rritja e cilësisë së tyre në të gjitha njësitë administrative të bashkisë. “I urova Kejsit suksese në detyrën e re dhe biseduam për dhënien përparësi të rritjes së cilësisë së shërbimit, lehtësimin e procedurave dhe aksesin më të gjerë për qytetarët në çdo njësi administrative,” shkroi Beci në një postim në rrjetet sociale. Ai theksoi gjithashtu se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve është rruga drejt një shërbimi publik më efikas dhe më pranë njerëzve, duke nënvizuar rëndësinë e...