Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Qytetarë, në rrugë për të “shpëtuar Shqipërinë” – thirrja e PD-së
Partia Demokratike njoftoi se do të nisë protesta në Tiranë dhe ftoi qytetarët të marrin pjesë. Sipas një postimi të partisë, protesta do të zhvillohet të hënën, më 17 nëntor, në orën 18:00, përpara Kryeministrisë. “Të dashur miq: Pas Lali Erit është radha e Lubi Ballukut dhe Ramaduros që të përfundojnë në qeli. Është detyra jonë që ta shpëtojmë Shqipërinë dhe Parlamentin ta kthejmë te njerëzit,” shkruan PD në njoftimin e saj. Qytetarët ftohen të bashkohen në tubimin që partia e quan një hap për të rikthyer kontrollin e institucioneve tek qytetarët.