Rama reagon sërish në mbrojtje të Veliajt: U mor nga zyra për tu futur në qeli si i paraburgosur…

Rama reagon sërish në mbrojtje të Veliajt: U mor nga zyra për tu futur në qeli si i paraburgosur…

Kryeministri Edi Rama e quajti “disproporcional” paraburgimin e kryebashkiakut të Tiranës dhe theksoi parimin e prezumimit të pafajësisë, duke kritikuar “gjyqin publik” ndaj tij. Rama tha se, pavarësisht se Gjykata Kushtetuese ka dalë me një vendim ndryshe nga interpretimi i mazhorancës, qeveria do të mbështesë Bashkinë e Tiranës për vijimin e dëgjesave dhe procesit të buxhetit, në bashkërendim me drejtuesen politike të qarkut, Ogerta Manastirliu. “Ka edhe një buxhet tjetër, ai i Bashkisë së Tiranës, që dëgjesat duhet ti bënte kryetari i bashkisë i cili është në burg pa gjyq. Ne jemi në paradoks shumë të madh, kur ai u mor nga zyra për tu futur në qeli si i paraburgosur gjë që ndodh normalish vetëm për njerëzit shumë të rrezikshëm, unë e thash kjo...