Profesionet më të rrezikuara për t’u zëvendësuar nga Inteligjenca Artificiale vitin e ardhshëm

Profesionet më të rrezikuara për t’u zëvendësuar nga Inteligjenca Artificiale vitin e ardhshëm

Inteligjenca Artificiale po pushton me shpejtësi gjithnjë e më shumë vende pune dhe, siç tregojnë të dhënat, bashkë me të po vjen edhe frika e zëvendësimit të njerëzve.  Sipas një studimi të Chartered Institute for Personnel and Development (CIPD) në Mbretërinë e Bashkuar, një në gjashtë biznese (17%) planifikon gjatë vitit të ardhshëm të shkurtojë vende pune dhe t’i zëvendësojë ato me sisteme të Inteligjencës Artificiale (AI).  Analistët kanë identifikuar shtatë sektorë profesionalë që rrezikojnë më shumë nga “sistemet e zgjuara”:  Punonjësit administrativë dhesekretarialë Sektori më i ndjeshëm është ai i mbështetjes administrative: 62% e punëdhënësve deklaruan se planifikojnë shkurtime për sekretarë, punonjës zyrash dhe asistentë menaxhimi.  Automatizimi i proceseve si regjistrimi i të dhënave, arkivimi dhe menaxhimi i dokumenteve po e bën një pjesë të mirë të këtyre pozicioneve të panevojshme. ...