Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Trumpi kërkon zyrtarisht faljen e Netanyahut
Presidenti izraelit, Isaac Herzog ka pranuar një letër nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, ku i kërkohet të shqyrtojë dhënien e faljes për kryeministrin Benjamin Netanyahu, ka bërë të ditur zyra e Herzog të mërkurën. Netanyahu është përballur me një gjyq të gjatë për korrupsion dhe Trumpi ka kërkuar vazhdimisht falje për aleatin e tij të ngushtë. Netanyahu i mohon akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm. “Ndërsa unë respektoj absolutisht pavarësinë e sistemit izraelit të Drejtësisë dhe kërkesat e tij, besoj se kjo ‘çështje’ kundër Bibit, i cila ka luftuar përkrah meje për një kohë të gjatë, përfshirë edhe kundër kundërshtarit shumë të ashpër të Izraelit, Iranit, është një ndjekje penale politike dhe e pajustifikuar”, ka thënë Trumpi në letrën e ndarë nga zyra e Herzog....