Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Papa Leo zbulon katër filmat e tij të preferuar
Papa Leo XIV ka ndarë me publikun një listë të veçantë filmash që e kanë shoqëruar ndër vite, një përzgjedhje që përfshin dekada të tëra të historisë së kinemasë botërore dhe pasqyron ndjeshmërinë e Atit të Shenjtë ndaj historive që prekin zemrën, frymëzojnë shpirtin dhe përcjellin mesazhe të forta për besimin, dashurinë dhe dhembshurinë. Në mesin e titujve të përmendur ndodhet edhe një klasik italian, një zgjedhje që nuk mund të mungonte në listën e një pape me rrënjë kulturore të thella evropiane. Bëhet fjalë për filmin e paharrueshëm “La Vita è Bella” (Jeta është e bukur) të Roberto Benigni-t (1997), që ndërthur me mjeshtëri humorin dhe tragjedinë në rrëfimin prekës të një babai që përpiqet të mbrojë djalin e tij nga tmerret e luftës....