Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Filmi në Rinas! Nga Barcelona në Tiranë, si u spiunua dhe u ek*ekutua Gilmando Dani
Kronikë E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 19:07 Vetëm 55 sekonda i mjaftuan autorëve për të kryer ekzekutimin mafioz të Gilmando Danit në Rinas. Atentat ku mbeti i plagosur edhe agjenti i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Mustafa Sheqeri. Sapo mjeti i Danit afrohet pranë vendit të ngjarjes, tre persona dalin me shpejtësi nga makina e ndaluar dhe hapin zjarr në drejtim të mjetit të viktimës, duke zbrazur karikatorët e armëve automatike. Makina e Danit ndalon disa metra më tej, ndërsa autorët afrohen përsëri. Autori i afrohet mjetit pa nxitim dhe qëllon sërish në drejtim të tij, për t’u siguruar që shënjestra e atentatit ishte eliminuar. Më pas autorët janë larguar në drejtim të Krujës dhe në fshatin Halil kanë djegur makinën me 4 armë zjarri brenda....