Zbuloni profesionet më të rrezikuara për t’u zëvendësuar nga Inteligjenca Artificiale vitin e ardhshëm

Zbuloni profesionet më të rrezikuara për t’u zëvendësuar nga Inteligjenca Artificiale vitin e ardhshëm

Sipas një studimi të Chartered Institute for Personnel and Development (CIPD) në Mbretërinë e Bashkuar, një në gjashtë biznese (17%) planifikon gjatë vitit të ardhshëm të shkurtojë vende pune dhe t’i zëvendësojë ato me sisteme të Inteligjencës Artificiale (AI). Analistët kanë identifikuar shtatë sektorë profesionalë që rrezikojnë më shumë nga “sistemet e zgjuara”: 1. Punonjësit administrativë dhe sekretarialë Sektori më i ndjeshëm është ai i mbështetjes administrative: 62% e punëdhënësve deklaruan se planifikojnë shkurtime për sekretarë, punonjës zyrash dhe asistentë menaxhimi. Automatizimi i proceseve si regjistrimi i të dhënave, arkivimi dhe menaxhimi i dokumenteve po e bën një pjesë të mirë të këtyre pozicioneve të panevojshme. 2. Menaxherët dhe drejtuesit administrativë Rreth 28% e kompanive presin të reduktojnë numrin e menaxherëve të mesëm dhe të...