“Ka kaluar orë në shtëpinë time me të”, emri i Trump përmendet në e-mailet e Epstein

“Ka kaluar orë në shtëpinë time me të”, emri i Trump përmendet në e-mailet e Epstein

Demokratët në Komitetin e Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve kanë publikuar një seri e-mailesh të reja që tregojnë se miliarderi i dënuar për abuzim seksual, Jeffrey Epstein, e ka përmendur disa herë Presidentin amerikan Donald Trump në korrespondencë private gjatë 15 viteve të fundit. E-mailet, të dërguara Ghislaine Maxwell-it, bashkëpunëtores së ngushtë të Epstein, e dënuar për trafikim seksual, dhe autorit Michael Wolff, përfshijnë mesazhe ku Epstein pretendon se Trump kalonte kohë me një grua të cilën demokratët e përshkruajnë si viktimë të trafikut të Epstein. Në një tjetër mesazh, Epstein shkruan se Trump “e dinte për vajzat”, duke iu referuar dukshëm pretendimeve se e kishte përjashtuar nga klubi i tij “Mar-a-Lago” për “sjellje të papërshtatshme me vajza të reja”. Në një e-mail të datës...