Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Konflikt me Rusinë”, Vuçiç: Serbia do të ngrejë kupolë mbrojtjeje ajrore për t’u përgatitur për luftë
Vendet europiane po përgatiten për një konflikt të mundshëm ushtarak me Rusinë, ndaj Serbia duhet të forcojë ushtrinë e saj, deklaroi Aleksandar Vuçiç. Ndërkohë ai komentoi deklaratën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Franceze, Fabien Mandon, i cili pohoi nga ana e tij se ushtria franceze duhet të jetë gati për një përballje me Rusinë brenda tre deri në katër vjetësh. “Ndërsa analizoj faktet, arrij në përfundimin se një luftë midis Europës dhe Rusisë po bëhet gjithnjë e më e dukshme. Këto nuk janë fjalë boshe, të gjithë po përgatiten për të”, u shpreh Vuçiç. Serbia, sipas tij, gjendet në një pozicion të vështirë mes objektivave kontradiktore të ndjekura nga vendet perëndimore dhe Rusia. Kreu i shtetit serb insistoi se vend...