Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Balona nga Bjellorusia/ Alarm mes fqinjëve e në Perëndim, kontrabandë apo sulm hibrid?
Qindra balona meteorologjike fluturuan përgjatë kufirit nga Bjellorusia, duke shkaktuar kaos në aeroporte e duke e nxitur kryeministren e Lituanisë Inga Ruginiene të pohojë se bëhet fjalë për “një sulm hibrid”, edhe pse incidente të tilla kujtojnë për një rrjet të gjerë dhe të vjetër kontrabande cigaresh, që thuhet se ka lidhje të nivelit të lartë në Minsk. Balonat që fluturojnë në një lartësi prej rreth 13 kilometrash, nisën të shfaqen që nga fundi i tetorit, duke detyruar mbylljen e disa aeroporteve, çka prekur gati 140 fluturime dhe 20.000 udhëtarë. Më 29 tetor, Lituania – anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Europian – mbylli kufirin me Bjellorusinë për një muaj. Ruginiene deklaroi se kjo masë mund të zgjatet “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”....