Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
2300 vite burg për rivalin e Erdogan/ ‘Çmendet’ kryeprokurori në Stamboll, e akuzoi për 142 vepra penale
Në aktpadinë e tij shokuese ndaj rivalit më të madh të Rexhep Tajip Erdoganit, kryeprokurori publik i qytetit më të Turqisë e akuzoi kryebashkiakun e njohur të Stambollit Ekrem Imamoglu për 142 vepra penale korrupsioni, të cilat diktojnë dënime me burgim që variojnë nga 828 deri në 2,352 vjet. Rasti gjithëpërfshirës i korrupsionit që shënjestron Imamoglunë, përfshin mashtrim të dyshuar, ryshfet dhe krim të organizuar, sipas njoftimit të Prokurorisë, ku nënvizohet se një aktakuzë ishte përgatitur nga Byroja e Hetimit të Krimit të Organizuar si pjesë e një hetimi për atë që e përshkroi si “një organizatë kriminale”. Imamoglu, një figurë kryesore e opozitës nga Partia Republikane Popullore (CHP) kryesore e opozitës turke dhe e konsideruar si rivali më serioz i presidentit Erdogan, u burgos...