Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Ish-prokurori i Vlorës përballet sërish me drejtësinë, Apeli kthen dosjen “Zarka” për rigjykim
Apeli i GJKKO ka prishur vendimin për ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, dhe ka urdhëruar rikthimin e çështjes në shkallën e parë për rigjykim me një tjetër trupë gjykuese.Zarka kishte kërkuar pafajësi në apel, pasi në shkallën e parë ishte dënuar me 4 vite burg, dënim i cili u ul në 2 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Sipas SPAK, Zarka akuzohet për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm”, në kuadër të një fraksioni të ndarë të dosjes “Toyota Yaris”. Ai ka mohuar të ketë qenë përdorues i aplikacionit të komunikimit të enkriptuar Sky ECC.