Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Arrestimi i 27-vjeçarit në Pogradec/ Kapri: U nisa nga Tirana për ta inkurajuar Muçllarin
Një reagim politik është bërë sot përpara Komisariatit të Policisë së Korçës, ku mbahet 27-vjeçari Kevi Muçllari, i arrestuar dy ditë më parë pas incidentit në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Pogradecit. Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, ka dalë para mediave duke mbrojtur veprimet e të riut dhe duke e quajtur arrestimin e tij një akt të padrejtë. Kapri tha se ishte nisur nga Tirana për ta inkurajuar Muçllarin, të cilin e cilësoi si shembull qytetarie dhe guximi. Sipas tij, arrestimi është i fabrikuar dhe përbën shkelje të të drejtave të njeriut, pasi i riu kishte reaguar në mbrojtje të interesave të banorëve të fshatit Çërravë. Deputeti kërkoi lirimin e menjëhershëm të Muçllarit dhe njoftoi se ka kontaktuar me Avokatin e Popullit, i cili...