Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Rama: Buxhet për rimbursimin e barnave kundër kancerit, do të krijohet Instituti Kombëtar për Tumoret
Për herë të parë qeveria ”Rama 4” ka përcaktuar për 2026 një buxhet të veçantë për të mbuluar barnat që luftojnë kancerin. Kryeministri Edi Rama në një dëgjesë me banorët e Njësinë nr. 5 në Tiranë këtë mbrëmje, ndër të tjera pohoi se buxheti për këtë qëllim do të vazhdojë çdo vit. ”Mund të duket si fantazi, por shumë gjëra më kanë ndodhur që kur i them mendojnë se është fantazi pastaj bëhen realitet. Ne kemi vendosur që në Shqipëri të ngremë Institutin Kombëtar për Tumoret. E kanë shumë vende, është një nivel ekselence për studimet dhe për trajtimin e kancerit”, nënvizoi Rama. Kreu i qeverisë u shpreh edhe se jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën, kanceri ka filluar të bëhet si...