Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Xi Jinping takon mbretin Filipe VI
Presidenti kinez Xi Jinping u takua të mërkurën paradite në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin me mbretin e Spanjës Felipe VI, i cili ndodhet për një vizitë shtetërore në Kinë. Xi Jinping-u shprehu mirëpritje për vizitën e mbretit Felipe VI në Kinë dhe vuri në dukje që si Kina, ashtu edhe Spanja, kanë një trashëgimi të thellë historike e kulturore. Për më shumë se 50 vjet që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, të dy vendet i kanë shikuar dhe i kanë zhvilluar marrëdhëniet ndërmjet tyre nga një perspektivë strategjike e afatgjatë, duke treguar respekt e mbështetje të ndërsjellë dhe duke arritur sukses të përbashkët. Kina e Spanja kanë krijuar një model të bashkëjetesës miqësore dhe të zhvillimit të përbashkët midis vendeve me histori,...