Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Botërori 2026/ “Si asnjëherë në historinë e Kombëtares”, Sylvinho: Ndeshja me Andorrën e vështirë
Pas stërvitjes dy ditore në Barcelonë me grupin e plotë, kombëtarja kuqezi e futbollit mbërriti mesditën e të mërkurës në Andorra, aty ku nesër në orën 20:45 luhet sfida që vlen për raundin e parafundit kualifikues në Grupin K të Kupës së Botës 2026. Nga stadiumi “Encamp” ku do luhet ndeshja, përpara mediave dolën trajneri Sylvinho dhe kapiteni Berat Gjimshiti. Dyshja cekën rëndësinë e këtij dueli, që për tanët munud të jetë deçiziv. Një fitore e Shqipërisë në Andorra, kombinuar me humbjen e Serbisë në Angli, do bënte që Kombëtarja kuqezi zyrtarisht të ishte në play-off e Kupës së Botës 2026 si e dyta e grupit, për të kërkuar një biletë në finalet që zhvillohen verën që vjen në Amerikën e Veriut. Sylvinho: Janë dy ndeshje të ndryshme. Trajneri i Andorrës që e njeh...