“Buxhet i veçantë për rimbursimin e barnave për të sëmurët me tumore”/ Rama: Kanceri është bërë si gripi!

“Buxhet i veçantë për rimbursimin e barnave për të sëmurët me tumore”/ Rama: Kanceri është bërë si gripi!

Kryeministri Edi Rama tha sot se do të ketë një fond në buxhet, të veçantë, për rimbursimin e barnave për të sëmurët me kancer.  Teksa shpjegoi masat që po merr ekzekutivi për këtë problematikë që kohët e fundit po përdoret edhe politikisht nga kundërshtarët, ai njoftoi edhe ngritjen e Institutit Kombëtar të Tumoreve, me qëllime kërkimore dhe që t’i vihet në ndihmë pacientëve me kancer.  Rama nënvizoi se problematika shëndetësore me kancerin është kthyer në problem jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, pasi “kanceri është kthyer si grip”, me numrin e lartë të rasteve.  “Tani dua të them edhe diçka tjetër. Për kancerin. Tani kanceri është bërë si grip jo vetëm në Shqipëri, por kudo, dëgjojmë lajme për rritjen e kësaj sëmundjeje. Ndodh edhe 3 herë në javë...