Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Pjesa e ‘luanit’ shkon për pensionistët”, Rama për rritjen e pensioneve: Para Janarit, do shpërndahen edhe bonuset
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama është takuar këtë pasdite me banorët e Tiranës në Njësinë 5. Në nisje të fjalës së tij ai është shprehur se besimi që qytetarët i kanë dhënë PS në 11 maj, i shtynë më shumë që të dëgjojnë dhe adresuar shqetësimit e të gjithë qytetarëve. “Menjëherë pa zgjedhjeve, impakti që ka pasur te ne besimi që morëm nga qytetarët brenda dhe jashtë vendit, ka krijuar një ndjenjë shumë më të fortë detyrimi për të qenë sa më pranë njerëzve dhe për të bërë gjithçka që është e mundur që shqetësimet të dëgjohen si duhet dhe për t’i adresuar sa të jetë e mundur”, tha Rama. Duke u ndalur te buxheti i 2026, Rama se tha se pjesa e ‘luanit’...