“Paga minimale 500 euro!”/Rama: Sigurimet për 9 muaj i paguan qeveria. Punonjësit e policisë, shëndetësisë dhe mësuesit përfitojnë..

“Paga minimale 500 euro!”/Rama: Sigurimet për 9 muaj i paguan qeveria. Punonjësit e policisë, shëndetësisë dhe mësuesit përfitojnë..

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një dëgjesë me banorët e Tiranës, ku njoftoi rritjen e pagës minimale në 500 euro dhe se për nëntë muajt e parë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve që marrin pagë nën këtë nivel do të përballohen nga qeveria.  Gjatë takimit me qytetarët, Rama deklaroi se rritja e pagës minimale do të shoqërohet me rritje të përgjithshme të pagave si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.  Ai theksoi se punonjësit e shëndetësisë, mësuesit dhe efektivët e policisë, ku këta të fundit do të përfitojnë gjithashtu nga shtesa për vjetërsinë në punë, çka do të sjellë rreth 50 euro më shumë për gradat e ulëta.  “Do të përfitojnë punonjësit  shëndetësisë, mësuesit, të policisë, që për hirë të së vërtetës kanë pasur disa problematika...