Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Mos ma prek familjen’, Shqiptarët protestojnë më 15 nëntor, ora 10:30, në Sheshin Skënderbej
Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës ka njoftuar organizimin e një marshimi proteste me moton “Mos ma prek familjen”, që do të zhvillohet të shtunën, më 15 nëntor, në orën 10:30, në Sheshin Skënderbej, për të marshuar më pas drejt Presidencës. Sipas organizatorëve, ky marshim ka për qëllim mbrojtjen e vlerave familjare, jetës dhe lirisë, duke kërkuar që institucionet të respektojnë rolin tradicional të familjes në shoqëri. Në thirrjen publike të bërë nga Koalicioni, qytetarët ftohen të bashkohen në një “Marshim për Jetën, për Lirinë, Familjen dhe Atdheun”. Organizatorët theksojnë se ky tubim është një reagim ndaj ndryshimeve të fundit ligjore që, sipas tyre, rrezikojnë identitetin kulturor dhe moral të familjes shqiptare. Kjo protestë vjen menjëherë pas miratimit në Kuvend të projektligjit për barazinë gjinore. Koalicioni Pro Familjes...