Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Makina bie në humnerë, humbin jetën 2 persona
Kronikë E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 16:00 Një aksident tragjik që i ka marrë jetën dy personave ka ndodhur këtë të mërkurë në zonën e Zall Bastarit në Tiranë, ku mjeti me të cilin ata udhëtonin ka rënë në humnerë. Policia është njoftuar nga një qytetarë për aksidentin ku humbën jetën dy personat, rreth 45 dhe 50 vjeç. Drejt vendngjarjes janë nisur forca të shumta të Policisë Rrugore, Shqiponja dhe një helikopter mjekësor i Ministrisë së Shëndetësisë.