Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Profesor Françesko Altimari: Institucioni i kulturës arbëreshe
(Skicë për një monografi, në 70-vjetorin e lindjes) Nga Begzad Baliu Në vend të hyrjes Profesor Françesko Altimari është njëri prej studiuesve më të mëdhenj të gjuhësisë shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit XX, i cili vjen nga provinienca arbëreshe e Italisë. Ai shquhet për kërkimet e tij në disa fusha dhe metodologjinë bashkëkohore të studimit: a. Për krijimin e institucioneve akademike e të qendrave kërkimore-shkencore të studimeve shkencore, përfshirë këtu edhe kolanave për botimin e trashëgimisë arbëreshe, drejtimin e tyre në studimin e gjuhës shqipe, për institucionalizimin dhe përdorimin e arbërishtes shekullore në institucionet publike të vendbanimet arbëreshe, për ridimensionimin e kulturës arbëreshe me theks të veçantë Pararilindjen Kombëtare në Itali dhe vendin e saj në kulturën shqiptare, si dhe për metodologjinë bashkëkohore...