Zhbllokimi i qeverisë amerikane, pritet votimi në Dhomën e Përfaqësuesve

Zhbllokimi i qeverisë amerikane, pritet votimi në Dhomën e Përfaqësuesve

Përpjekjet për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në histori të qeverisë amerikane po shkojnë drejt fundit. Sot  pritet të zhvillohet një votim final. Me shumë mundësi Dhoma e Përfaqësuesve  do të jetë pro projektligjit  për shpenzime për të zgjidhur mosmarrëveshjen gjashtëjavore. Presidenti amerikan, Donald Trump, shpalli fitore në këtë përballje politike me demokratët Trump  u ka bërë presion demokratëve lidhur me mbylljen e qeverisë dhe ka refuzuar të negocioje  për kërkesat e tyre lidhur me sigurimet shëndetësore. Një milion punonjës federalë kanë punuar pa paga, përfitimet ushqimore për amerikanët me të ardhura të ulëta janë vënë në rrezik dhe udhëtarët janë përballur me anulime dhe vonesa të fluturimeve para festës së falënderimeve.