Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Refleksione” sjell frymën e re të muzikës shqiptare një mbrëmje përmes krijimeve e interpretimeve të artistëve të rinj
Nga Julia Vrapi Krijimtaria muzikore e artistëve të rinj, pjesë e një koncerti këtë sezon artistik. “Refleksione” është një koncert, që sjell në skenë frymën e re të muzikës shqiptare. Koncerti që do të zhvillohet në një mbrëmje këtë nëntor është në vijim dhe të atyre më parë, por që vjen për publikun me krijimtarinë dhe interpretimin e artistëve të rinj. Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit koncerti “Refleksione” do të zhvillohet më 15 nëntor, një mbrëmje e veçantë, ku sipas institucionit e ardhmja e muzikës merr zë përmes krijimeve dhe interpretimeve të artistëve të rinj. “Nga artistët e rinj, me artistët e rinj, për të gjithë publikun shqiptar, një program që lind nga pasioni, guximi dhe talenti i filizave të rinj. Kompozitorët Erli...