Ndërpritet Komisioni i ‘Infrastrukturës’! PD kërkon Ballukun, Bardhi akuza- deputetit të PS: Ty të erdhi SPAK në shtëpi

Ndërpritet Komisioni i ‘Infrastrukturës’! PD kërkon Ballukun, Bardhi akuza- deputetit të PS: Ty të erdhi SPAK në shtëpi

PAMJE NGA KOMISIONI TIRANË- Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, ku do prezantohet  projektbuxheti për Ministrinë e Infrastrukturës po zhvillohet mes tensioneve dhe debateve. Ministrja Belina Balluku, nën hetim nga SPAK për tunelin e Llogarasë, nuk u paraqit për të prezantuar pr.buxhetin, por dërgoi zv.ministren. Mungesa e saj bëri që kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi të mos linte të flisnin anëtarët e tjerë, teksa kërkonte që ministrja Belinda Balluku të ishte prezente dhe të raportonte. Bardhi hodhi akuza ndaj deputetit të PS Klevis Jahaj, ku sipas tij në shtëpinë e këtij të fundit, SPAK ka ushtruar kontrolle. “Po të flisja për procedurë do flisja për kontrollet te shtëpia jote, por nuk po flas për atë. Ka dalë SPAK te shpia jote...