No Image Available

Nuk u bë deputet, Rama emëron Xhemal Qefalinë zv.ministër të Brendshëm

Xhemal Qefalia TIRANË-Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia është emëruar zv.ministër të Brendshëm. Kujtojmë se Qefalia nuk mundi të merrte mandatin e deputetit në zgjedhjet e 11 majit në Tiranë. Qefaliaj pritej të bëhej pjesë e Kuvendit sapo Ogerta Manastirliu të jepte dorëheqjen për të kandiduar si kryebashkiake e Tiranës, por zgjedhjet u anuluan me vendim të Kushtetueses. Ndryshimet në kabinetin qeveritar vijnë një ditë pas atentatit të ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit, ku u ekzekutua Gilmando Dani dhe i plagosur mbeti agjent i AMP-së, Muçi Shaljani./ZËRI