Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
“Ndërgjegjja jonë ka nevojë për librat”/ U hap edicioni i 28-të i Panairit të Librit në Tiranë
Në Pallatin e Kongreseve u çel sot Panairi i Librit Tirana 2025. Në ceremoninë e nisjes së këtij edicioni të 28-të ishin të pranishëm Petrit Ymeri, kryetar i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Ina Zhupa, kryetare e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës; drejtoresha e QKLL Alda Bardhyli, Alessandro Ruggera, drejtori i Institutit Italian të Kulturës; Enkel Demi i njohur edhe me emrin e penës Tom Kuka, i shpallur si autori më i mirë i edicionit të mëparshëm, Milena Selimi, e shpallur si përkthyesja më e mirë e panairit të vitit 2024. Kreu i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Ymeri tha se sot kemi një letërsi shqipe që po jep vepra shumë të mira që mirëpriten nga lexuesit dhe ky është një gëzim madh për botuesit. Por...