Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Ngjarje që u patronua kryekëput nga shteti”/ Atentati në Rinas, reagon Berisha: Bandat e qeverisë në nivele të larta
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi sot akuza se atentati i së martës në mesditë afër zonës së Rinasit ishte një ngjarje e patronuar nga shteti për llogari të bandave të afërta me qeverinë. Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh se kjo është e vetmja arsye, pasi ngjarje nodhi në një territor të ruajtur më së miri nga protokollet e sigurisë publike. Deklarata e plotë: Ekzekutimi publik i djeshëm i Gilmando Danit, eksponent kryesor i organizatës kriminale të Emiljano Shullazit, dhe plagosja e rëndë e Muçi Shaljanit apo Sheqerit, në pamje të parë shofer i drejtorit të shërbimeve inteligjente të Policisë së Shtetit dhe inspektor policie, por në fakt një bos, edhe ky bashkë me vëllanë e vet i krimit të organizuar...