Agjenti i AMP-së shoferi i bosit të krimit, ministrja Koçiu thërret në takim Eduart Merkajn

Agjenti i AMP-së shoferi i bosit të krimit, ministrja Koçiu thërret në takim Eduart Merkajn

albana kociu dhe eduart merkaj TIRANË- Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) Eduart Merkaj ka shkuar këtë të mërkurë, më 12 nëntor, në zyrën e ministres së Brendshme Albana Koçiu, një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos miku i tij, Muçi Shaljani. Ky i fundit punonjës i AMP-së, ka shkaktuar një ‘furtunë’ në radhët e institucionit. Paraditen e sotme, Merkaj njoftoi nisjen e një analize të thellë mbi punësimin e 40-vjeçarit, ndërsa pezulloi të gjithë zinxhirin drejtues të operacionales së AMP-së. Burime pranë DSIK, institucion që verifikon pastërtinë e figurës për punonjës të AMP-së bëjnë me dije se Muçi Sheqeri nuk rezulton të ketë pasur certifikatë sigurie, ndaj ka nisur një hetim...