Ushtronin prostitucion në Elbasan, arrestohet tutorja dhe dy shtetase të huaja

Ushtronin prostitucion në Elbasan, arrestohet tutorja dhe dy shtetase të huaja

Dy shtetase të huaja dhe një shqiptare kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet për prostitucion. Në pranga kanë rënë Zabina Memetova, 37 vjeçe, dhe Nina Solovyeva, të cilat dyshohet se ushtronin aktivitetin e prostitucionit në ambiente të ndryshme të qytetit. Gjatë hetimeve, policia ka identifikuar dhe shtetasen M.C, banuese në Elbasan, e cila dyshohet se kishte rolin e organizatores dhe ndihmonte në gjetjen e klientëve dhe sigurimin e ambienteve ku zhvillohej ky aktivitet.