Berisha: Muç Shaljani bëri fushatë për ministrin Hoxha, kurse Gilmando Dani ishte truproja i Gonxhes

Berisha: Muç Shaljani bëri fushatë për ministrin Hoxha, kurse Gilmando Dani ishte truproja i Gonxhes

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh mbi lidhjet e dy personazheve të njohur të botës së narko-politikës me ministra të kabinetit Rama. Sipas tij, Muç Shaljani që mbeti i plagosur në atentatin e djeshëm në Rinas, ka bërë fushatë për ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, ndërsa Gilmando Dani që u vra, ka vepruar si truproja dhe financues i ministrit Blendi Gonxhe. Berisha thekson se këta individë, pjesë e rrjeteve kriminale që operojnë brenda strukturave të shtetit, përdornin influencën dhe mbrojtjen e qeverisë për të shmangur kontrollet dhe për të fuqizuar aktivitetet e tyre. Sipas tij, ngjarjet e fundit që përfshijnë plagosjet dhe konfliktet e tyre janë një pasqyrë e qartë e lidhjes së krimit me nivelet më të larta të pushtetit. Pjesë nga deklarata:...