Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
A i ka kërkuar Rama dorëheqjen? Përgjigjet ministri Pirro Vengu
Pas diskutimeve për projektbuxhetin për Mbrojtjen në komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, ministri Pirro Vengu iu përgjigj interesit të mediave për këto zhvillime. I pyetur nëse i është kërkuar dorëheqja nga kryeministri Edi Rama, ashtu siç pretendon kreu i PD, Sali Berisha, Vengu tha se lideri i opozitës po “deliron”. “Mua nuk më shokojnë aspak delire të kësaj natyre. Jam ambientuar me rrëfime të tilla, të cilat i marr më shumë si kërcënime të zotit Berisha, i cili nuk ka frikë nga ushtrimi i pozitës drejtuesit të opozitës shqiptare për të ushtruar kërcënime, trysni nga më të ndryshmet, sidomos për dikastere siç janë dikastere të sigurisë kombëtare, siç është Ministria e Mbrojtjes. Nuk janë fare të vërteta këto gjëra dhe lutem herën...