Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Blushi: Shqipëria në kaos dhe varfëri. PL nis riorganizimin për përballje me regjimin, në institucione dhe në rrugë
Shqipëria po përjeton një situatë alarmante: kaos, pasiguri dhe varfëri për shkak të një qeverisjeje të kriminalizuar dhe të kapur nga korrupsioni në çdo qelizë të shtetit. Kështu është shprehur sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, që sipas të cilit atentati mafioz i ndodhur pranë aeroportit “Nënë Tereza” është një tjetër tregues i qartë se krimi ka dalë jashtë kontrollit, duke shndërruar ngjarjet kriminale në një alarm kombëtar për sigurinë e vendit. Në këtë klimë frike dhe padrejtësie, Blushi thotë se Partia e Lirisë po nxit riorganizimin e saj për të përballuar regjimin e Edi Ramës dhe për të mbrojtur qytetarët nga pasojat e krimit, korrupsionit dhe keqqeverisjes. Deklarata e plotë e Tedi Blushi: Shqipëria është zhytur në kaos, në pasiguri dhe në varfëri për...