Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Rama takim me ambasadorët e BE-së në Kryeministri
Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka pritur paraditen e sotme ambasadorët e vendeve të BE-së në Kryeministri. Delegacioni i diplomatëve të huaj kryesohet nga ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, ndërsa të pranishëm janë të gjithë kryediplomatët e vendeve anëtare të akredituar në Tiranë. Tema e këtij takimi ende nuk bëhet e ditur, por ky takim zhvillohet një javë pas publikimit të raportit të progresit për Shqipërinë. E pranishme në takim ishte edhe ministrja Elisa Spiropali. Rama ka bërë të ditur që deri në fund të këtij viti hapet dhe grup kapitulli i fundit i negociatave me BE-në.