Rama mbledh ambasadorët e vendeve të BE-së, të pranishme në takim edhe dy ministre

Rama mbledh ambasadorët e vendeve të BE-së, të pranishme në takim edhe dy ministre

rama dhe gonzato, foto ilustruese TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim në ambientet e Kryeministrisë ambasadorët e Bashkimit Evropian në Shqipëri, përfshirë Silvio Gonzaton. Mësohet se në këtë takim me përfaqësuesit diplomatikë të BE-së, përveç Ramës, janë të pranishme edhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, dhe ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni. Ende nuk janë bërë publike detaje mbi temat e diskutimit, por takimi vjen në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe bashkëpunimin me vendet anëtare të BE-së. Ky takim vjen një ditë përpara nisjes së Ramës dhe një pjese të madhe të ministrave në një vizitë zyrtare në Itali, ku do të ketë një takim të përbashkët mes...