Dita e tretë e dëshmisë së diplomatit Hill në Hagë: S’e dinim kush i nxirrte komunikatat e UÇK-së!

Dita e tretë e dëshmisë së diplomatit Hill në Hagë: S’e dinim kush i nxirrte komunikatat e UÇK-së!

Diplomati amerikan Christopher Hill vijon këtë të mërkurë, më 12 nëntor, për të tretën ditë me radhë, dëshminë në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë. Hill i cili ka qenë i dërguar i posaçëm i SHBA-ve gjatë luftës në Kosovëu pyet nga trupi gjykues se kush ishte përgjegjës në UÇK. Sipas Hill, ky ishte problemi, pasi amerikanët nuk gjenin një pikë kontakti të konfirmuar për të cilin mund të komunikonin për të ardhmen. “Adem Demaçi fliste për rolin e tij në UÇK, por askush nuk na e konfirmoi këtë“, tha Hill, sipas REL. “Problemi ynë ishte që nuk kishim një pikë kontakti me të cilin mund të komunikonim për të ardhmen. Pavarësia e Kosovës ishte më shumë slogan. Të gjithë thoshin...