Studim: Burrat duhet të bëjnë dyfish më shumë ushtrime se gratë për të mbrojtur zemrën

Studim: Burrat duhet të bëjnë dyfish më shumë ushtrime se gratë për të mbrojtur zemrën

Një studim i gjerë me mbi 85,000 persona ka zbuluar se burrat kanë nevojë për gati dyfishin e aktivitetit fizik krahasuar me gratë për të arritur të njëjtat përfitime për shëndetin kardiovaskular. Kërkimi, i publikuar në revistën Nature Cardiovascular Research më 27 tetor, thekson dallime të rëndësishme mes gjinive në mënyrën se si trupi reagon ndaj stërvitjes. Sipas udhëzimeve të CDC dhe Shoqatës Amerikane të Zemrës (AHA), rekomandohen të paktën 150 minuta aktivitet fizik në javë. Por studimi tregoi se gratë që përmbushin këtë standard e ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 22%, ndërsa burrat vetëm me 17%. Për të arritur të njëjtin nivel mbrojtjeje, burrat duhet të ushtrohen rreth 530 minuta në javë, ndërsa gratë vetëm 250 minuta. Tek pjesëmarrësit që tashmë vuanin nga sëmundjet e zemrës, aktiviteti fizik uli ndjeshëm rrezikun e vdekjes: 70% për gratë dhe...