“Taktikë e Ramës për të mbajtur kontrollin në PS”/Përplasjet politike, avokati: Ka nisur lufta mes Veliajt dhe Ballukut

“Taktikë e Ramës për të mbajtur kontrollin në PS”/Përplasjet politike, avokati: Ka nisur lufta mes Veliajt dhe Ballukut

Një luftë e hapur për pushtet ka nisur brenda Partisë Socialiste mes dy prej figurave më të fuqishme të saj, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. I ftuar në një studio televizive, avokati Redi Ramaj tha se kjo përplasje shihet si pjesë e një taktike më të gjerë të Kryeministrit Edi Rama për të konsoliduar pushtetin e tij dhe për të projektuar imazhin e një lideri të pazëvendësueshëm. Sipas analizës së tij për situatën aktuale politike, konflikti mes Veliajt dhe Ballukut i shërben strategjisë së Ramës për të demonstruar se ai qëndron mbi fraksionet dhe ambiciet personale brenda partisë. Duke lejuar ose nxitur një rivalitet të tillë, kryeministri përforcon idenë se të gjithë zyrtarët e tjerë kanë aspirata për t’iu...