Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Lindja e Mesme: Armëpushimi mes tensioneve, Izraeli rihap kalimin Zikim për ndihma në Gaza
Bota E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 10:37 Armëpushimi në Lindjen e Mesme vijon, pavarësisht intensifikimit të sulmeve nga forcat izraelite (IDF) në Rripin e Gazës, që kanë shtuar tensionet në terren. Duke nisur nga sot, kalimi kufitar Zikim, që lidh Izraelin me Gazën veriore, është rihapur për hyrjen e ndihmave humanitare. Lajmi u konfirmua nga COGAT, organ i Ministrisë së Mbrojtjes izraelite për çështjet civile në territoret palestineze. Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, theksoi rëndësinë e misionit UNIFIL në ruajtjen e stabilitetit në rajon: “UNIFIL është një shtyllë themelore për sigurinë dhe stabilitetin në gjithë Lindjen e Mesme…” Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Antonio Tajani, njoftoi në rrjetin X se kamionët italianë kanë hyrë në Gaza për të ofruar ndihma për civilët: “Italia do...