Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Mashtronte qytetarët nën logon e Bankës Kombëtare Tregtare, arrestohet 21-vjeçari (Emri) – Skema
Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik ka finalizuar operacionin policor të koduar Smart Bank Phishing duke arrestuar autorin kryesor. U vu në pranga Orlando Gjoka 21 vjeç banues në Laç si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit D G 23 vjeç dhe E Gj 21 vjeç Gjoka, sipas hetimeve, kishte krijuar një profil të rremë në rrjetet sociale duke përdorur logon dhe emrin e Bankës Kombëtare Tregtare BKT. Ai kontaktonte qytetarët online duke u ofruar kredi të rreme Me akses të paautorizuar Gjoka arrinte të boshatiste fondet e llogarive të qytetarëve. Në raste kur llogaritë ishin bosh ai shtynte viktimat të depozitonin shuma nga 750 deri në 1500 euro me premtimin e rremë të një kredie prej 15000 eurosh. Hetimet vijojnë për zbardhjen...