Burimi:
Tesheshi.com
Foto © Tesheshi.com
Tallja paq e deputetit demokrat me “barazinë gjinore” dhe votuesit e saj
Deputeti demokrat Luçiano Boçi është tallur paq me “barazinë gjinore”, ligjin tejet të diskutuar që sapo është miratuar nga mazhoranca, si dhe me ata që e votuan atë. Teksa nisi të drejtonte Komisionin e Edukimit, ai prezantoi të ftuarit, mes tyre dhe Delina Ibrahimajn e cila do të raportonte në lidhje me Arsimin Profesional, por deputeti demokrat nuk zgjodhi t’i drejtohej vetëm me emër dhe mbiemër pa “zonjë” para. Sipas tij, duke mos përcaktuar asnjë term të tillë, shmang të gjitha akuzat ndaj vetes. “Mirë se erdhët, përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit për Arsimin Profesional. Në këtë dëgjesë të Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet janë Delina Ibrahimaj, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani, Albin Gega, Klevis Hysa, Alma Veterniku, Violeta Cara....