Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Mashtronte qytetarët nën logon e Bankës Kombëtare Tregtare, arrestohet 21-vjeçari (Emri)
Policia ka arrestuar sot një 21-vjeçari në Laç. I arrestuari është Orlando Gjoka 21 vjeç, banues në Laç. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi kishte krijuar një profil të rremë në rrjete sociale, duke përdorur logon dhe emrin e Bankës Kombëtare Tregtare, me qëllim mashtrimin e qytetarëve. Gjoka kontaktonte qytetarët, përmes platformave të ndryshme online, duke iu ofruar kredi të rreme pranë bankës. Ndërsa nëpërmjet aksesit të paautorizuar në llogaritë e tyre bankare, arrinte të boshatiste fondet. Në rastet kur llogaritë nuk kishin para, ai i shtynte qytetarët të depozitonin shuma nga 750 deri në 1 500 euro. Kjo me premtimin e rremë të një kredie prej 15 000 eurosh. 21-vjeçari është shoqëruar drejt ambientëeve të komisariat, ndërsa polica po heton më shumë mbi rastin. Njoftimi i policisë Finalizohet...