Atentati në Rinas, shoferi i plagosur vijon në gjendje të rëndë. Çfarë po heton policia

Atentati në Rinas, shoferi i plagosur vijon në gjendje të rëndë. Çfarë po heton policia

Policia e Tiranës vijon hetimet për atentatin mafioz që ndodhi të martën e 11 nëntorit në Rinas, ku për pasojë u vra Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur rëndë, Muçi Shaljani (Sheqeri). Siç ka mësuar gazetari Besar Bajraktaraj, ky i fundit vijon të jetë në gjendje kritike për jetën në spitalin e Traumës në intubim. Deri më tani nuk ka patur përmirësim të gjendjes shëndetësore të tij. Për shkak se plumbat i ka marrë në kokë, mjekët nuk kanë realizuar një ndërhyrje kirurgjikale. Siç bën me dije gazetari, 40-vjeçari ka marrë dhjetë plumba, dy prej të cilëve në kokë. Mjekët vijojnë ta mbajnë në monitorim situatën e tij. Ndërkohë policia ka këqyrur kamerat e bizneseve dhe të aeroportit për të parë lëvizje të dyshimta për...