Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Mashtronin të huajt të investonin në bursa, arrestohet menaxheri dhe dy punonjës të call-centerit në Selitë
Zbulimi në Selitë i një call center-i ku mashtroheshin shtetas të huaj, përmes telefonatave, për të investuar në bursa fiktive, ka çuar pas hekurave tre persona dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Policia bën me dije se gjatë ndërhyrjes në këtë ambient u kapën duke kryer veprime të pa ligjshme, 5 shtetas, mes të cilëve u ndalua menaxheri dhe 2 punonjës, ndërsa u proceduan penalisht 2 punonjëse. “Gjatë operacionit policor të koduar “Wrong call”, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në një ambient në Selitë, që ishte përshtatur si call center. Në këtë ambient, janë kapur në flagrancë shtetasi K. S., i dyshuar si menaxher i kësaj veprimtarie, dhe 4 punonjës, të cilët mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive. Nga...