Media e huaj: Turistët britanikë zgjedhin Shqipërinë për pushime në vjeshtë

Media e huaj: Turistët britanikë zgjedhin Shqipërinë për pushime në vjeshtë

Dy turiste britanike, Stacey Baugh, 34 vjeçe, dhe Claire Dukes, 41 vjeçe, vendosën të vizitojnë Shqipërinë në tetor për të kaluar disa ditë pushimesh në vjeshtë, shkruan Emilia Kettle në të përditshmen britanike “Wandsworth Times”. Ato rezervuan fluturime vajtje-ardhje me vlerë 70 paund (80 euro) për të kaluar 13 orë në Shqipëri dhe thanë se ishte “më e vlefshme” sesa një udhëtim për në teatrin e Londrës. Stacey dhe Claire u nisën nga vendi i tyre i banimit, Chesterfield në orën 01:00 të mëngjesit për të marrë fluturimin e tyre të orës 5:55 të mëngjesit nga “Aeroporti Stanstead” i Londrës – dhe mbërritën në Tiranë në orën 9:50 të mëngjesit. Britaniket shpenzuan 60 paund (69 euro) për person në një tur privat për një ditë...